Liverpool argëtohet në “Anfield”, luan baraz me Burnley

Burnley ka marrë një pikë në ‘Anfield’.

Pasi janë shpallur kampionë, Liverpool nuk po luajnë me motivimin më të lartë të mundshëm. Kjo u pa edhe në ndeshjen e sotme, ku ‘Reds’ luajtën baras 1:1 me Burnley, shkruan lajmi.net.

Liverpool ishin ata që kaluan të parët në epërsi, kur golin e gjeti Andrew Robertson, në minutën e 34’ të takimit, pas një asistimi nga Fabinho.

Burnley ndëshkoi Liverpoolin në minutën e 69’, pas një dalje të pasigurt të Alisson Becker.

Ishte Jay Rodriguez që shënoi në portën e ‘Reds’ dhe me këtë gol siguroi një pikë për skuadrën e tij.

Me këtë barazim, Liverpool shkon në 93 pikë, kurse Burnley numëron pikën e 50-të të sezonit për pozitën e nëntë.