Tani po zhvillohet hapja zyrtare e xhamisë “Çamlıca”, xhamia më e madhe në Turqi, raporton Anadolu Agency.
Pamjet Live jane sjellur pikerisht ne momentet e faljes se namazit te xhumase.
Ajo qe shihet eshte spektakolare, me nje numer te jashtezakonshem te besimtareve qe duan t’a perjetojne kete eksperience ne Stamboll.
Xhamia ‘Çamlıca‘ e cila paraqet një ngërthim arkitektonik të ndërtimit Selxhuk, Osman dhe atij të kohëve të sotme moderne tashmë është bërë një nga simbolet e qytetit.
Gjithashtu xhamia më e madhe e Turqisë në të cilën në të njëjtën kohë mund të kryejnë adhurim 63 mijë persona, është e vendosur në një pozicion të atillë ku ajo mund të shikohet nga çdo pikë e Stambollit. Ajo ka 6 minare nga të cilat 4 prej tyre me gjatësi 107.1 metra ndërsa 2 nga 90 metra.
Përveç xhamisë në këtë kompleks do të bëjnë pjesë edhe muze, galeri artesh, librari, sallon konferencash, punëtori artesh dhe zonë parkimi.