Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lituania zgjat gjendjen e jashtëzakonshme në kufi

Lituania zgjat gjendjen e jashtëzakonshme në kufi

Qeveria e Lituanisë ka paraqitur plane në parlament për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e saj kufitar me Bjellorusinë deri më 9 janar.

Rezoluta, e cila duhet të miratohet nga ligjvënësit, pasoi një rekomandim të ministres së Brendshme, Agne Bilotaite.

Më 10 nëntor Lituania shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një brez kufitar tokësor prej pesë kilometrash të gjerë përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë.

Ky mekanizëm fillimisht do të qëndronte për një muaj.

Tani, do të shtohet edhe një pjesë e kufirit të saj me Poloninë, në një përpjekje për të parandaluar kontrabandën e njerëzve.

Ministria e Brendshme ka raportuar një rritje të kontrabandës së migrantëve përtej kufirit. /atsh

Exit mobile version