Hulumtimi zbuloi gjithashtu se pajisjet Xiaomi transferonin të dhëna të enkriptuara në një server në Singapor.
Konsumatorët duhet të hedhin telefonët e tyre Kinezë dhe të shmangen nga blerja e tyre në të ardhmen paralajmëroi Ministria Lituaneze e Mbrojtjes.
Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Lituani testoi smartfonët 5G nga prodhues Kinezë. Hulumtuesit zbuluan se një smartfon Xiaomi kishte mjet censure të integruara ndërsa një model Huawei ishte vulnerbël ndaj sulmeve kibenetike.
Ishte flagshipi Xiaomi Mi 10T 5G i cili u gjet me softuerë që identifikonin dhe censuronin terma si “Free Tibet”, “ Long live Taiwan independence” ose “democratic movement.”
Mbi 449 terma censuroheshin nga aplikacionet e Xiaomi përfshirë shfletuesin e internetit. Në Evropë ky sistem çaktivizohej në smartfonët Xiaomi por mund të aktivizohej kurdo pa pasur fare akses në smartfon.
Hulumtimi zbuloi gjithashtu se pajisjet Xiaomi transferonin të dhëna të enkriptuara në një server në Singapor. Prodhuesi i smartfonëve ka shpërthyer në popullaritet 2 vitet e fundit dhe shikuar një rritje të të ardhurave me 64%.
Raporti vuri në dukje edhe Huawei P40 5G i cili rrezikonte përdoruesit ndaj sulmeve kibernetike. Aplikacioni zyrtar i fotografive të Huawei, AppGallery drejton përdoruesit tek dyqane të palëve të treta ku aplikacionet e tyre njihen që përmbajnë viruse dhe maluerë.
Një model 5G nga OnePlus u testua nga qendra por nuk u gjet asnjë problem me të. /PCWorld Albanian