eBay do të vijojë të menaxhojë transaksionet. Vendimi i Meta vjen pasi Bashkimi Europian e gjobiti me 787.12 milionë euro në Nëntor të vitit të kaluar.
Meta ka vendosur të zgjerojë Facebook Marketplace duke integruar edhe listimet e eBay. Kompania do të fillojë testimet në SHBA, Francë dhe Gjermani ku përdoruesit e Facebook Martketplace do të mund të shfletojnë listimet e produkteve në eBay.
Shitësit në eBay mund të vazhdojnë listimin e produkteve të tyre normalisht pa asnjë ndryshim dhe ato do të shfaqen edhe tek partnerët, përfshirë këtu Facebook Marketplace, bazuar në interesat, trendët e blerjes dhe cilësinë e listemeve.
eBay do të vijojë të menaxhojë transaksionet. Vendimi i Meta vjen pasi Bashkimi Europian e gjobiti me 787.12 milionë euro në Nëntor të vitit të kaluar.
Komisioni Europian thotë se Meta ka shkelur ligjet e konkurrencës dhe vendosur kushte të pafavorshme shitblerje. Por vendimi i Meta për të shfaqur listimet e eBay është një vendim shumë larg asaj që mund të quhet reflektim.
Kompania thotë se nuk është dakord me vendimin e Komisionit Europian lidhur me Marketplace ndërsa vijon apelimin e gjobës.