Ballina Lajmet Kosovë Lista Serbe vendos gjithçka, kërkon që të hënën të votohet Qeveria

Lista Serbe vendos gjithçka, kërkon që të hënën të votohet Qeveria

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, i cili vie nga radhët e Nisma për Kosovën, nuk ka komentuar gjatë mosprezencën e koalicionit të madh në Kuvend.

Zeka në një prononcim për Klan Kosova ka shtuar se kjo ndërprerje po bëhet për shkak të kërkesave të Listes Serbe e cila ka kërkuar që Qeveria të mos votohet të premtën por ditën e hënë.

”Nuk kam koment për mosprezencën e sotme. Ne ishim aty por besoj tash do të vazhdojmë.”

”Këto vonesa po ndodhin për shkak të disa kërkesave të Listes Serbe, e cila po kërkon që Qeveria të mos votohet nesër por të hënë”, ka përfunduar Zeka.

Exit mobile version