Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Aleancës Kosova e Re me koalicionin PAN.
Ai ka thënë se Lista Serbe është ende e hapur për bisedime dhe përsëriti se përpara çdo marrëveshjeje, do të konsultohet Qeveria e Serbisë dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ne po fillojmë t`i zhbllokojmë institucionet, gjë që është e mirë për qytetarët”, ka thënë Simiq për tanjug.