Lista Serbe, e cila është pjesëe e qeverisë dhe koalicionit qeverisës në Kosovë i ka dalë në krah deklaratës nxitëse të Vuçiqit për rindezjen e një konflikti të mundshëm.
Në një deklaratë të lëshuar për media, Lista Serbe madje ka thënë se Vuçiq po sulmohet në formë histerike nga zyrtarët kosovarë, shkruan lajmi.net.
Madje Lista Serbe shkon edhe më larg duke thënë se kjo është shenjë që Kosova udhëhiqet nga “poliotikanë të papjekur”.
“Mos sinqeriteti i zyrtarëve të Prishtinës kur bëhet fjalë për dialog, ruajtjen e paqes dhe vendosjen e vlerave evropiane në Kosovë, më së miri janë përfaqësues me sulmet e sotme histerike ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq. Deklaratat dhe kërcënimet skizofrenike drejtuar presidentit Vuçiq, i cili bën thirrje për paqe dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian, tregojnë se sa populli shqiptar në Kosovë ka mbetur në duart e politikanëve të pa pjekur në shekullin 21 kur edhe po jetojmë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga LS.Sipas tyre, qëllimi i deklaratës së Vuçiq ishte ritheksimi i nevojës për paqe e progres ekonomik.
“Lista Serbe ndan pikëpamjen e presidentit Vuçiq se të gjithë në Ballkan kanë nevojë për paqe, progres ekonomik, por edhe një ndryshim në retorikën e politikanëve që jetojnë të bllokuar në të kaluarën, duke rrezikuar kështu të ardhmen e qytetarëve dhe duke mashtruar qytetarët e tyre në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Por kështu nuk duket të jetë në realitet. Deklarata e djeshme e Vuçiqit shkaktoi reagime të mëdha në Kosovë, pasi që në të Vuçiq paralajmëronte për mundësinë e rindezjes së konfliktit nëse nuk ka zgjidhje përmes dialogut.Vuçiq nuk hezitoi që për këtë çështje madje të tërheq paralele edhe me konfliktin Armeni-Azerbajxhan.Në Kosova ka pasur ndërkaq reagime të ashpra nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, kryeministri Hoti, e anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar.