Ballina Lajmet Kosovë Lista Serbe mblidhet pas mbylljes së dy institucioneve paralele në veri, paralajmëron...

Lista Serbe mblidhet pas mbylljes së dy institucioneve paralele në veri, paralajmëron protesta

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme i mbylli dy institucione paralele serbe në veri.

Gjatë mëngjesit, mbylli Administratën Tatimore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të “aktiviteteve të paligjshme”.

Ndërkohë, pas saj mbylli edhe kompaninë e sigurimeve “Dunav Osiguranje”, që dyshohet se punonte pa licencë.

Lidhur me këtë, Tëvë1 mëson se pasditen e sotme Lista Serbe ka mbajtur një mbledhje dhe të njëjtit kanë paralajmëruar një protestë për të kundërshtuar mbylljet e dy institucioneve.

Për këto dy aksione, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, dha detaje për Tëvë1.

Ai tha se për rastin e Administratës Tatimore është informuar prokurori kujdestar, si dhe punonjësve u është lejuar të marrin vetëm sendet e tyre personale.

Derisa për rastin e dytë bëri të ditur se Policia në këtë aksion asistoi zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës, dhe se prokurori e cilësoi rastin si “shpërdorim të veprimtarisë ekonomike”.

Exit mobile version