Lista Serbe e kërcënon koalicionin me Asociacionin

Sllavko Simiq nga Lista Serbe i është drejtuar koalicionit PDK-LDK duke thënë se “ua bëj me dije që do ta respektoj marrëveshjen e koalicionit, po aq sa zbatohet marrëveshja e Brukselit për Asociacionin”

Simiq ka deklaruar se Lista Serbe tashmë i ka 9 deputetë pasi i kanë përjashtuar nga Grupi i tyre Nenad Rashiqin dhe Adem Hoxhën, raporton lajmi.net

Ai ka shtuar se edhe pse nuk janë plotësuar kushtet e Listës, ata megjithatë kanë vendosur që të kthehen në Kuvend në mënyrë që nga aty të luftojnë për të drejtat e tyre. Sipas tij, ata do të kërkojnë nga partnerët e koalicionit që sa më parë të përmbushin marrëveshjet e Brukselit, sidomos atë për themelimin e Asociacionit.

“Ua bëj me dije partnerëve të koalicionit se do të bëj përpjekje që të respektohet marrëveshja e koalicionit, po aq sa do të zbatohet marrëveshja e Brukselit për Asociacionin. Pres që kryeministri Mustafa ta respektoj komunitetin serb”, është shprehur Simiq.

Simiq ka thënë që mos të kundërshtohet marrëveshja për Asociacionin dhe ka bërë thirrje që të respektohen marrëveshjet pasi siç ka thënë ai edhe Aleksandar Vuçiq ka vullnetin për t’i respektuar ato