Lista Serbe do të dërgojë sot ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për Ligjin e Investimeve Strategjike.
Ky ligj u miratua në seancën e javës së kaluar të Kuvendit të Kosovës, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
Siç është paralajmëruar, ankesa do të dorëzohet nga Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq së bashku me deputetë të tjerë serbë.
Lista Serbe gjatë javës së shkuar ka paraqitur ankesë në Gjykatën Kushtetuese edhe për Ligjin e “Trepçës”.