Nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që janë mbajtur më 11 qershor. “Lista serbe” ka siguruar 9 deputetë nga radhët e saj.
Me 44.578, ose 6.12 për qind të votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Lista serbe ka garantuar 9 vende nga 10 sa I ka të garantuara.
Deputetë që do ta përfaqësojnë minoritetin serb në Kosovë janë: Sllavko Simiq, i cili ishte dhe bartës liste, pastaj, Miljana Nikolliq, Zoran Mojsilloviq, Igor Simiq, Verica Qeraniq, Sasha Millosavleviq, Jasmina Zhivkoviq, Jellana Bontiq, Srgjan Mitroviq.