Lista e shteteve që prodhojnë më së shumti makina, ja kush renditet i pari

Shumica e veturave të reja në botë prodhohen nga fabrikat e Kinës.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Prodhuesve të Veturave, renditja e shteteve që kanë prodhuar më së shumti vetura në botë ka ndryshuar drastikisht, transmeton lajmi.net.

Më 1999, Kina nuk ishte në top 10-she. Dhjetë vjet më pas, shteti zuri në vendin e parë dhe vazhdon ta mbajë atë pozitë.

Dallimi mes Kinës dhe prodhuesit tjetër më të madh është i konsiderueshëm. Kina prodhon rreth 21.4 milionë vetura në vit, teksa Japonia është e dyta me 8.3 milionë njësi. Në 20 vitet e fundit, Gjermania ka mbajtur vendin e tretë me rreth 4.7 milionë vetura të prodhuara.

Fabrikat në Evropë kanë ngelur prapa, me ritëm më të ngadalshëm.

Kjo është lista e shteteve që prodhojnë më së shumti vetura, sipas Statistikave: