Lista e golashënuesve më të mirë në Serie A

Në Serie A janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 17-të.

Befasia e kësaj jave ishte mposhtja e Interit në shtëpi nga Udinese, me rezultat 3:1.

Fitore bindëse kanë shënuar Juventusi dhe Napoli këtë xhiro, teksa Milani është turpëruar në udhëtim te Hellas Verona, duke u mposhtur 3:0.

Pas 17 xhirove, në listën e golashënuesve në Serie A prinë Mauro Icardi i Interit me 17 gola, duke lënë pas Immboline me 15 dhe Dybalan me 12.