Lista e golashënuesve më të mirë në Ligën e Kampionëve

Këtë mesjavë ka përfunduar raundi i parë i ndeshjeve të para të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Liverpool dhe Bayern Munich kanë barazuar duke luajtur 0-0 në ‘Anfield Road’, barazim pa gola ka përfunduar edhe ndeshja e parë mes Lyonit dhe Barcelonës në Francë.

Në këtë raund, fitore të rëndësishme kanë arritur PSG që ka mposhtur 0-2 Manchester Unitedin në ‘Old Trafford’, dhe Atletico Madrid që me rezultat të njëjtë ka mposhtur Juventusin në ‘Wanda Metropolitnao’, shkruan lajmi.net.

Me ndeshjet e zhvilluara deri në këtë fazë, është ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski që kryeson listën e golashënuesve në Ligën e Kampionëve me tetë gola.

Pas tij, renditet Lionel Messi që ka shënuar gjashtë gola, për të vazhduar me Neymar, Edin Dzeko, Paulo Dybala, Andrej Kramaric, Moussa Marega dhe Dusan Tadic me nga pesë gola.

Cristiano Ronaldo deri më tani ka realizuar vetëm një gol.