Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është liruar Sadik Duraku, që ishte arrestuar nga autoritetet serbë më 17 prill të këtij viti në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi. Ministria ka njoftuar ai ishte arrestuar nën akuzat për krime lufte gjatë luftës në Kosovë.
“Lirohet z. Sadik Duraku nga paraburgimi në Serbi. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton që është liruar z. Sadik Duraku, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, i cili ishte arrestuar më 17 prill 2024 në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci, nën akuzat gjoja për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitin 1999”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
“Ai po mbahet në ferr”, DailyMail raporton për Sadik Durakun që u ndalua në Serbi për “krime lufte”
E përditshmja britanike DailyMail ka raportuar për Sadik Durakun që po mbahet nga autoritetet serbe për krime lufte. Mediumi ka shkruar të dielën se kosovari ng
Ministria tha se do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër rastet e tilla duke njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare “rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.
BBC-ja shkruan për Sadik Durakun, i cili po mbahet në burg në Serbi nga prilli
Mediumi i njohur britanik “BBC” ka shkruar për Sadik Durakun 54-vjeçar, baba i tre fëmijëve që është arrestuar në Serbi më 17 prill të këtij viti. Duraku, që ka
Për arrestimin e Durakut kishin raportuar edhe mediat ndërkombëtare.