Rruga Mitrovicë-Zveçan e cila ishte bllokuar pas rrëshqitjes së dheut, tashmë është liruar.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
Kështu kishte paralajmëruar Ministria e Infrastrukturës të cilët sot ndërmorën masa sigurie duke vendosur shkëmbinj masivë në qoshe të rrugës, për ta parandaluar rënien e dheut në rrugë nga ku do të rrezikoheshin veturat.
Ata po ashtu kanë njoftuar se në ditët në vijim do të marrin edhe masa tjera për eliminimin e tërësishëm të rrezikut.