Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lirohet Raid Salah, udhëheqësi i Lëvizjes Islamike Palestineze 1948

Lirohet Raid Salah, udhëheqësi i Lëvizjes Islamike Palestineze 1948

Udhëheqësi i Lëvizjes Islamike Palestineze 1948 Raid Salah, i cili u arrestua nëntë muaj më parë, është liruar, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati i Salahut, Halid Zebarika për AA, tha se Administrata e burgjeve izraelite ka konfirmuar zyrtarisht se Raid Salah është liruar.

Ai gjithashtu shtoi se për momentin nuk dihet se ku ndodhet Salah.

“Ne tani jemi duke pritur para burgut Rimon. Por, është e mundur që më herët të jetë transferuar në ndonjë burg tjetër dhe është liruar. Jemi duke u përpjekur që të marrim informacion nga zyrtarët izraelitë”, tha Zebarika.

Gjykata izraelite dijetarin Raid Salah më 18 prill 2016 e dënoi me nëntë muaj burg, sepse gjoja para nëntë vitesh “kishte bërë thirrje për urrejtje” në fjalimin e tij gjatë hutbes.

Salah nga maji i vitit të kaluar ishte në izolim në burgun Birus Seba.

Exit mobile version