Një gjyqtar spanjoll ka urdhëruar që njëri nga katër të dyshuarit e sulmit terrorist në Barcelonës të lirohet. Vendimi erdhi vetëm disa orë pasi ata u paraqitën në gjykatë për herë të parë.
Mohammed Aallaa, 27 vjeçar, makina e të cilit u përdor në sulmin e Cambrils, është liruar me kusht pasi gjykatësi tha se nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për ndonjë krim.
Sahal El Karib, i cili posedon një internet-kafe në qytetin Ripoll, ku thuhej se operonte celula terroriste, do të mbahet në parburgim edhe për 72 orë, derisa të kryhen hetimet e mëtejshme.
Karib mohoi se ishte anëtar i celulës, ndërsa policia bastisi kafenenë e tij. Bastisje u zhvilluan gjithashtu në një qytet të quajtur Vilafranca del Penedes të martën në mbrëmje. /MESAZHI/