Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt më 2018, është liruar nga burgimi.
Kështu ka bërë të ditur avokati i Gogajt, Besnik Berisha.
Siç ka thënë Berisha, Gogaj është liruar nga burgu i Dubravës me vendim të Gjykatës Supreme.
“Meqë kam thirrje e mesazhe të shumta për të konfirmuar nëse Shaban Gogaj është liru nga burgu, për korrektësi, ndonëse nuk e kisha ndërmend ta bëja temë e as nuk mëtoj të krekosem për këtë vendim, përgjigja është PO, Shaban Gogaj është liru dje nga Burgu i Dubravës dhe lirimi i tij është bërë me vendim të Gjykatës Supreme”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ndryshe, më 9 tetor, Gogajt iu ul për një vit dënimi nga Gjykata e Apelit. Kjo gjykatë vendosi t’ia ulë në 6 vjet e 6 muaj dënimin me burg sa i përket veprës “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.