Ish kryeministri izraelit Ehud Olmert u lirua nga burgu të dielën, pasi qëndroi në burg për 16 muaj.
Olmert u burgos për shkak të akuzave të korrupsionit, pasi mediat zbuluan se kishte marrë rryshfet nga një biznesmen amerikan lidhur me një projekt të diskutueshëm, kur ai ishte kryetar i bashkisë së Jerusalemit.
Olmert shërben në këtë post nga viti 1993 deri në vitin 2003 dhe mori përsipër kryeministrinë në vitin 2006.
Dy vjet më vonë, ai dha dorëheqjen pas zbulimit të skandalit të korrupsionit. /MESAZHI/