Autoritetet izraelite liruan sot të arrestuarin palestinez Rushdi Abu Mokh, 58 vjeç, pasi kishte kaluar 35 vite në burg, raporton Anadolu Agency (AA).
Abu Mokh, nga qyteti me shumicë arabe Baqa al-Gharbiyye brenda Izraelit, u arrestua në vitin 1986, së bashku me tre kolegë të tij, nën akuzat e bashkimit me një celulë të rezistencës që i përkiste Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP).
Celula u fajësua për rrëmbimin e një ushtari izraelit dhe përpjekjen për ta nxjerrë atë jashtë territoreve palestineze për ta përdorur atë si mjet negocimi në ndonjë shkëmbim të burgosurish me Izraelin.
Abu Mokh u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë izraelite para se dënimi të ulej në 35 vjet burg.
Sipas Shoqatës Palestineze të të Burgosurve, Izraeli ka refuzuar të lirojë Abu Mokh dhe kolegët e tij në çdo marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve me grupet palestineze të rezistencës.
Izraeli vazhdon të mbajë 25 palestinezë, të cilët u arrestuan nga Izraeli para Marrëveshjes së Oslos.
Sipas vlerësimeve palestineze, në burgjet izraelite ka rreth 4.400 palestinezë, duke përfshirë 39 gra dhe 155 fëmijë, kurse rreth 350 po mbahen në bazë të politikës së ndalimit administrativ të Izraelit, e cila lejon mbajtjen e palestinezëve pa akuzë ose gjyq.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni. /aa