KAJRO (AA) -Është liruar nga burgu ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak i cili mbahej i arrestuar në spitalin ushtarak El-Meadi në kryeqytetin e vendit, Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).
Ferid ed-Dib, avokati i Mubarak në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Ndaj ish-presidentit është zbatuar vendimi i lirimit. Ai është duke shkuar drejt shtëpisë së tij në rajonin El-Xhedide të Kajros.”
Gjyqësori egjiptian me 14 mars kishte dhënë vendimin për lirimin e Hosni Mubarakut i cili gjykohej me akuzat “Pjesëmarrje në vrasjen e demonstruesve në vitin 2011”.
Mubarak i cili e ka të ndaluar të dalë jashtë vendit ndodhej në spitalin ushtarak El-Meadi pasi ishte transferuar aty për shkak të problemeve shëndetësore.
Ai në periudhën gjatë revolucionit të 25 janarit 2011 në Egjipt kishte dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Pas kësaj shumë zyrtarë të nivelit të lartë u arrestuan dhe ndaj shumë prej tyre u drejtuan akuza për “korrupsion dhe dëmtim të pronës publike”.