Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Azem Sylës.
Syla ishte arrestuar të premten me urdhër të prokurorit të Eulex-it, me arsyen se ai ka tentuar të ndikoj të dëshmitari i dytë i mbrojtur në rastin e njohur si “Toka”.
Këtë e ka konfirmuar edhe avokati, Tomë Gashi.
Ky është njoftimi i tij;
Me vendimin e Gjyqtares se Eulexit lirohet nga paraburgimi Z. Azem Syla. Eshte refuzuar kerkesa e prokurorit te Eulexit per caktimin e paraburgimit dhe me vendimin e Gjyqtares se Eulexit eshte verteturar qe Z. Azem Syla nuk ka ndikuar dhe nuk ka tentuar te ndikoj tek deshmitaret e mbrojtur. Arrestimi i djeshem i Z. Azem Syla ka qene skandaloz, i pa nevojshem, dhe krejtesisht i pa ligjshem.