Katër studentët e arrestuar nga Policia e Kosovës në afërsi të kishës serbe në oborrin e UP-së janë liruar. KosovaPress mëson se është lënduar një policë.
Lirimi i tyre erdhi pas insistimit të grupit të studentëve, të cilët kërkuan që të lirohen të gjithë studentët, në të kundërtën nuk do të largohen nga vendi ku është kisha serbe në oborrin e UP-së.