Qendërmbrojtësi Mamadou Cissokho është përforcimi më i ri te Liria e Prizrenit.
Ekipi i Superligës së Kosovës, të mërkurën e ka prezantuar Cissokhon, të cilin e vlerëson si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes.
Në të vërtetë, Cissokho është huazuar te Liria deri në fund të këtij edicioni nga skuadra elitare e Turqisë, Manisa.
“Cissokho, luan në pozitën e qendërmbrojtësit. Bazuar në cilësit e tij, pritet të jap shumë siguri në këtë pjesë të repartit. Është ndër prurjet më cilësore viteve të fundit jo vetëm te FC Liria”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Lirisë.