Lionel Messi rikthehet në stërvitje

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është rikthyer në stërvitje të klubit.

Argjentinasi ishte duke bërë presion që të largohet sepse nuk ishte i lumtur, por kjo mundësi është hedhur poshtë nga bordi, ndërsa javën e kaluar konfirmoi se nuk do largohet, transmeton portali arbresh.info.

Messi të dielën bëri testin për Covid-19, i cili rezultoi negativ, kurse sot (e hënë) erdhi në stërvitjen e Barcelonës.

Shumë njerëz ishin duke e pritur ardhjen e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë dhe u dëgjuan menjëherë brohoritjet.

Argjentinasi nuk e ka bërë të qartë nëse do qëndrojë më shumë se një edicion në “Camp Nou”.