Lionel Messi blen apartament në Milano

Saga që e lidhë Lionel Messin me Interin vazhdon të jetë aktive në Itali.

Ylli i Barcelonës raportohet se ka blerë një apartament në Milano, afër selisë së Interit.

Është Sportmediaset që raporton për blerjen e një apartamenti nga Messi në Milano, me babanë e tij që ka bërë të njëjtën gjë pak ditë më parë, përcjell lajmi.net.

Blerja e një apartamenti nga Lionel Messi, ka bërë që emri i tij të vazhdojë të lidhet me Interin.

Ditëve të fundit ka pasur shumë spekulime, me Lionel Messin që po mendon largimin nga Barcelona, dhe në anën tjetër, Inter që duken të gatshëm të sjellin në Itali gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.