Edhe pse shumica e ekraneve ndriçojnë me ngjyrë të zezë dark mode, ato OLED i fikin pikselët duke kursyer energji.
Në vitet e kaluara shumica e aplikacioneve kanë lançuar një temë të errët quajtur “Dark Mode”. Një aplikacion ende nuk e ka bërë këtë dhe e kemi fjalën për Linkedin.
Një raport i fundit i cili vjen nga hulumtuesja Jane Manchun Wong, sugjeron se shumë shpejt ka për të ndryshuar. Ajo postoi në Twitter një cicërimë ku shfaqet rrjeti social i veshur në ndërfaqe të zezë dhe tekst të bardhë.
Shumica e përdoruesve preferojnë një dark mode plotësisht të errët dhe dizajni i Linkedin bazuar në foton e publikuar është i ngjashëm. Edhe pse shumica e ekraneve ndriçojnë me ngjyrë të zezë dark mode, ato OLED i fikin pikselët duke kursyer energji.
Wong është një prej hulumtuesve më të besueshme sa i përket informacioneve që ajo raporton. Megjithatë nuk ka një datë as afat kur dark mode do të mbërrijë në Linkedin. /PCWorld