Përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale është një shkelje fundamentale e ligjeve të privatësisë dhe përpunimit të të dhënave tha DPC.
Linkedin përballet me një gjobë prej 310 milionë eurosh në Europë pasi Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) e gjeti fajtor për kryerjen e analizave të sjellës së përdoruesve duke shfrytëzuar të dhënat e tyre personale për reklama të shënjestruara.
Vendimi thotë se Linkedin ka shkelur GDPR-në duke mos marrë aprovimin e përdoruesve. DPC qortoi Linkedin duke i kërkuar të grumbullimin e të dhënave ta bënte brenda rregullores së GDPR.
Përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale është një shkelje fundamentale e ligjeve të privatësisë dhe përpunimit të të dhënave tha DPC.
Vendimi vjen pas një ankese të bërë fillimisht nga organizata jo-fitimprurëse Franceze La Quadrature Du Net në 2018-ën. Pas një hetimi të shkurtër çështja u dërgua pranë Autoritetit Francez të Mbrojtjes së të Dhënave dhe më pas u transferua në Irlandë duke qenë se baza e Linkedin është atje.
Linkedin tha se besonte që platforma e saj ka operuar në përputhje me GDPR ndërsa do të punonte që praktikat e saj të reklamimit të përmbushin kriteret dhe standardet e kërkuara nga DPC.