Apple mban aktivitetin vjetor të iPhone më 14 Shator.
Seritë e reja iPhone 13 premtojnë kësaj herë disa përditësime të vogla, por një prej tyre do ti japë përgjigje një problemi të përbashkët: nevoja për më shumë hapësirë.
Siç raporton 9to5Mac, analisti i mirënjohur Ming-Chi Kuo pretendon se iPhone 13 Pro dhe Pro Max do të jenë të disponueshëm në kapacitete 1TB së bashku me opsione 128GB, 256GB dhe 512GB që kishte familja iPhone 12 Pro.
Ndërsa ka për të qenë goxha i shtrenjtë, mund të jetë i dobishëm për ata që realizojnë video shumë. Sipas raportit iPhone 13 dhe 13 mini do të fillojnë nga 128GB dhe jo 64GB.
Gjithashtu nuk duhet të keni një model Pro për të përfituar nga memoria prej 512GB. Më përpara modelet jo Pro maksimumi kishin 256GB.
Së fundi analisti tha se pritet debutimi i gjeneratës së tretë kufjeve wireless AirPods por modelet aktuale gjithashtu do të vijojnë të shiten.
Apple mban aktivitetin vjetor të iPhone më 14 Shator. /PCWorld Albanian