Ballina Kulturë Feja Lindja e Pejgamberit Muhamedi a.s, e veçantë në historinë islame

Lindja e Pejgamberit Muhamedi a.s, e veçantë në historinë islame

Këshilli i Bashkësisë Islame të Ferizajt, ka organizuar manifestim Mevludi me rastin e datëlindjes së Profetit Muhamed.

Në këtë manifestim përveç krerëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, mori pjesë edhe këngëtari Labinot Tahiri, i cili është edhe pjesë e Aleancës Kosova e Re.

Në fjalën e tij para të pranishmëve myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, çmoi lart kontributin e profetit Muhamed, duke thënë se lindja e tij shënoi një kapitull të ri në mbarë njerëzimin.

“Lindja e Pejgamberit, Muhamedi a.s., është një ngjarje e veçantë në historinë islame, ngase misioni i tij prej pejgamberit e bëri njeriun që të njohë Krijuesin Fuqiplotë ndërsa Botën, që të ketë më shumë qetësi, drejtësi, paqe, lumturi, arsimim, edukim e përparim”, tha Tërnava.

Duke folur për traditën e festimit të datëlindjes së pejgamberit- e që njihet si Mevludi, Tërnava tha se kjo traditë te populli ynë është e kamotshme, dhe si e tillë me shekuj është festuar si në ambientet familjare ashtu edhe në ambiente e institucioneve fetare.

Me këtë rast u mbajt edhe një program i pasur me ilahi, kur’an, por edhe ligjërata.

Profeti Muhamed u lind të hënën me 20 Prill 571 në Mekë të Arabisë. Familja.

115_0410.MXF_snapshot_00.07_%5b2016.12.12_15.44.35%5d (1)

Exit mobile version