Këshilli i Bashkësisë Islame të Ferizajt, ka organizuar manifestim Mevludi me rastin e datëlindjes së Profetit Muhamed.
Në këtë manifestim përveç krerëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, mori pjesë edhe këngëtari Labinot Tahiri, i cili është edhe pjesë e Aleancës Kosova e Re.
Në fjalën e tij para të pranishmëve myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, çmoi lart kontributin e profetit Muhamed, duke thënë se lindja e tij shënoi një kapitull të ri në mbarë njerëzimin.
“Lindja e Pejgamberit, Muhamedi a.s., është një ngjarje e veçantë në historinë islame, ngase misioni i tij prej pejgamberit e bëri njeriun që të njohë Krijuesin Fuqiplotë ndërsa Botën, që të ketë më shumë qetësi, drejtësi, paqe, lumturi, arsimim, edukim e përparim”, tha Tërnava.
Duke folur për traditën e festimit të datëlindjes së pejgamberit- e që njihet si Mevludi, Tërnava tha se kjo traditë te populli ynë është e kamotshme, dhe si e tillë me shekuj është festuar si në ambientet familjare ashtu edhe në ambiente e institucioneve fetare.
Me këtë rast u mbajt edhe një program i pasur me ilahi, kur’an, por edhe ligjërata.
Profeti Muhamed u lind të hënën me 20 Prill 571 në Mekë të Arabisë. Familja.