Lindja e një ylli në formën e një ore rëre, pamja më e re nga kozmosi

Imazhi i fundit i fotografuar nga teleskopi James Webb paraqet një kaos të mahnitshëm kozmik, të shkaktuar nga një yll i ri, shkruan “CNN”.

Protoylli është i fshehur në pikëtakimin e një reje të errët, në formën e një ore rëre, të përbërë nga gazi e pluhuri. Vija e errët rreth gjysmës së pikëtakimit është një disk protoplanetar, gaz dhe pluhur i dendur që në të ardhmen mund të formojë një planet në madhësinë e sistemit tonë diellor.

Retë blu dhe portokalli vijëzojnë boshllëqet ndërsa materia largohet nga protoylli dhe përplaset me lëndën përreth. Zonat blu janë pjesët ku pluhuri është më i hollë. Sa më e trashë të jetë shtresa e tij, aq më pak dritë blu mund të shfaqet dhe formohen spërkatjet e portokallisë.

Drita nga protoylli shpërndahet poshtë dhe sipër diskut. Megjithatë, do duhet kohë derisa ylli të kalojë në fazën e tij të plotë. I krijuar rreth 100.000 vite më parë, ai konsiderohet shumë i ri krahasuar me Diellin, i cili është rreth 4.6 miliardë vjeçar./tvklan.al