Ballina Lajmet Kosovë Limaj: S’ka asnjë dëshmitar kundër meje

Limaj: S’ka asnjë dëshmitar kundër meje

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limja ka sqaruar lidhur me aktakuzën e ngritur për krime lufte, duke mohuar se ndaj tij ka ndonjë dëshmitar. Ai ka sqaruar se janë 13 dëshmitar që përshkruajnë ngjarjen dhe rrethanat e kohës.

“Kundër meje nuk ka asnjë dëshmitar, në këtë rast janë 13 dëshmitar që përshkruajnë ngjarjen dhe rrethanat e kohës, por asnjë dëshmi nga to nuk është kundër meje, kjo është e vërteta. Në fund dhe njëher: Titull që ka qëllim me kriju përshtypje të pa vërtet. Nuk është hera e parë ! Me “keqardhje” ndaj atyre që nuk përmbahen nga dëshira për të dëmtuar njerëz, edhe njëher ju them se nuk ka asnjë dëshmi apo provë kundër meje”, ka shkruar ai, duke reaguar ndaj shkrimit të mediave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Fatmir Limaj, për veprën penale: Krimi i Luftës kundër popullatës civile. Sipas aktakuzës, rasti ka të bëj me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 nëntor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se, si pjesëtar i UCK-ës dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarr masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Sipas Aktakuzës, i pandehuri Fatmir Limaj , i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.

Exit mobile version