Ballina Lajmet Kosovë Limaj: Shpresoj të ndryshojnë gjërat ditëve në vijim, Kosova s’e ka luksin...

Limaj: Shpresoj të ndryshojnë gjërat ditëve në vijim, Kosova s’e ka luksin të mbetet pa institucione

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj shpreson që në ditët në vijim do të ndryshojnë gjërat.

Limaj beson që beson se në ditët në vijim të gjithë do të angazhohen të kontribuojnë për të dal nga kjo situatë.

“Shpresoj që gjërat do të ndryshojnë në ditët në vijim, vërtetë është pak një lojë nervash, ka rrugën dhe vështirësitë e veta. Unë besoj që në ditët në vijim të gjithë do të angazhohemi të kontribuojmë për të dal nga kjo situatë dhe Kosova t’i fitoj organet e veta. Një gjë duhet ta kemi të qartë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër Kosova nuk e ka luksin me mbet pa institucione por institucionet bëhen përmes rrugëve të njohura ashtu siç bënë bota e qytetëruar”, theksoi ai pas dështimit të radhës për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

I pyetur nëse është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, kryetari i Nismës tha se nuk është takuar, por shtoi se për tema nacionale gjithmonë janë për diskutim.

“Jo bre jo se marova duke iu thënë..kush të më thirr kam thënë që do të takohemi për tema nacionale gjithmonë këtu jemi”, tha ai.

E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë sërish votat për kryetare të Kuvendit, raporton KosovaPress.

Në tentimin e pestë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota për nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK dhe ndërkaq, tre deputetët e Nisma-s abstenuan.

Vazhdimi i seancë konstituive pritet të mbahet të premten në orën 10:00.

Exit mobile version