Ballina Sport Futboll Lille fiton ndaj Bolognas, Zhegrova zëvendësues

Lille fiton ndaj Bolognas, Zhegrova zëvendësues

Pas shqetësimeve që kishte në ndeshjen e kaluar, Edon Zhegrova nuk startoi te Lille në ndeshjen e së mërkurës ndaj Bolognas në Itali.

Por skuadra franceze ka vazhduar ecurinë pozitive. Fitoi 2:1 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Ngal’ayel Mukau shënoi të dy golat për Lillen. Fillimisht shënoi për 1:0 në minutën e 44-t.

Rezultatin në 1:1 e barazoi Jhon Lucumi në minutën e 63-të. Por menjëherë në minutën e 66-të Mukau shënoi për 2:1, që ishte rezultati përfundimtar.

Zhegrova hyri në lojë në minutën e 73-të.

Lille i ka dhjetë pikë dhe mban pozitën e 12-të. E shënoi fitoren e tretë, ndërsa e ka edhe një barazim e një humbje. Bologna mbetet me vetëm një pikë.

Exit mobile version