Skuadra e Lillet dhe Viktoria Plzenit i kanë dhënë fund aventurës në garat e Ligës së Konferencës.
Si Lille ashtu edhe Viktoria Plzeni u eliminuan në çerekfinale të kësaj gare që është e treta për kah niveli në UEFA.
Lille, pjesë e të cilit është Edon Zhegrova u eliminua nga Aston Villa kurse Plzen inga skuadra e Fiorentinës.
Lille u eliminua pas penalltive pasi e fitoi ndeshjen e dytë të luajtur në Francës 2:1, rezultat me të cilin kishte pësuar para një jave në Angli. Lillet në këtë duel i mungoi Zhegrova për shkak të lëndimit, ndërsa u eliminua pas penalltive, ku Aston Villa triumfoi 4:3.
Në penallti për Aston Villan shënuan Tielemans, Watkins, Cash dhe Douglas Luiz, ndërsa dështoi Bailey. Për Lillen dështuan Bentaleb dhe Andre, penalltinë e të cilit e priti portieri Emiliano Martinez.
Ndërkohë, Fiorentina e mposhti Plzenin 2:0 pas dy vazhdimeve nga 15-të minuta, pasi koha e rregullt përfundoi 0:0 sikurse ndeshja e parë në Çeki.
Nicolas Gonzalez në minutën e 92-të dhe Cristiano Biraghi në minutën e 108-të, i shënuan golat e fitores për italianët.