Ligjvënësja amerikane dënon karikaturën raciste që e shfaq atë me pejxher që shpërthen

Rashida Tlaib

Rashida Tlaib ka dënuar një karikaturë të botuar në revistën konservatore National Review që e përshkruan atë të ulur pranë një pejxheri që shpërthen si raciste.

“Komuniteti ynë tashmë është në shumë dhimbje tani. Ky racizëm do të nxisë më shumë urrejtje + dhunë kundër komuniteteve tona arabe dhe muslimane dhe i bën të gjithë më pak të sigurt. Është e turpshme që media vazhdon ta normalizojë këtë racizëm”, shkroi në X e vetmja ligjvënëse palestinez amerikan në Kongresin e SHBA-ve.

Karikatura, e krijuar nga gazetari Henry Payne, portretizonte një grua në tryezën e saj pranë një pejxheri që shpërtheu – një referencë për shpërthimin e pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut nga Izraeli në ditët e njëpasnjëshme të sulmeve vdekjeprurëse në Liban.

Në tavolinë është një kartë emri që lexon “Rep Tlaib”, ndërsa gruaja thotë: “ÇUDI. PEJXHERI IM SAPO SHPËRTHEU”.