Ballina Lajmet Kosovë Ligji për Trepçën, Beogradi kërcënon me një varg masash

Ligji për Trepçën, Beogradi kërcënon me një varg masash

Beogradi zyrtar lidhur me miratimin e ligjit për Trepçën, nga Kuvendi i Kosovës, kërcënon se do të marrë një varg masash dhe aktivitetesh diplomatike.

Masat dhe aktivitetet diplomatike të Beogradit zyrtar, sipas gazetës serbe Blic, do të jenë të niveleve të ndryshme.

Sipas qeveritarëve të Beogradit, pikat, të cilat do të trajtojnë janë: njoftimi tek qarqet diplomatike për “ligjet e dhunës” në Prishtinë.

Pos kësaj, Beogradi paralajmëron se do të informojë me shkrim anëtarët e KS të OKB-së dhe BE-në, për problemet e paraqitura, kurse shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq, në mbledhjen e radhës të KS të OKB-së për Kosovën do të paraqesë, siç bën të ditur gazeta, shkeljet e Rezolutës 1244;

Beogradi kërcënon, gjithashtu, se do të formojë një ekip të ekspertëve ekonomikë, siç thuhet në gazetën Blic, që të mbrojë interesat e Serbisë dhe pronat.

Megjithë kërcënimet e përmendura, zyrtarët beogradas, më në fund, sikur detyrohen të pranojnë faktin se rrugëzgjidhja për çështjen e pronave dhe mosmarrëveshjeve është dialogu.

Exit mobile version