Legjitimimi zyrtar i ligjit për FERTILIZIM TË ASISTUAR MJEKËSOR (pa babë) nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, bie në kundërshtim me familjen tradicionale shqiptare dhe me fenë islame.
Nëse në emër të të drejtave njerëzore tejkalohen e shkelen kufijtë e vlerave të mirëfillta familjare, kombëtare a fetare, ato quhen antivlera.
Ky ligj shkakton pasojat vijuese, shkurtimisht:
– Hidhëron Zotin e vërtetë, Allahun e Madhëruar.
– Formon familje pa prind legjitim (pa baba).
– Shkakton fëmijë jetim, madje ende pa lindur.
– Shkatërron familjen e shëndoshë.
– Mohon identitetin prindëror të fëmijës dhe shkel nderin e tij, etj.
Zoti i Madhëruar na ndihmoi në vazhdimësi, prandaj nuk duhet ta harrojmë kurrë Atë, i Cili dëshmoi:
“Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri ta harronin vetveten! Pikërisht të tillët janë ngatërrestarët” (Kuran, El Hashr: 19)
Zot, ruaje dhe ndihmoje popullin tim, amin!
P.S.
Bëhet fjalë për nenin që lejon fertilizimin pa babë.
Nga: Prof. Adnan Simnica