Të paktën pikat b, c, d, të nenit III të konventës, zemërziu i ka shkelur me të dyja këmbët!
Shteti shqiptar në vitin 1954 ka aderuar në Konventën për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit dhe në mënyrë të vazhdueshme deri pak para viteve ka respektuar e zbatuar përmbajtjen e saj në praktikë.
Neni II i kësaj konvente thotë: “Genocidi nënkupton cilëndo nga veprat e mëposhtmë, të kryera me qëllim për të shkatërruar qoftë tërësisht, qoftë pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor a fetar, si:
a) Vrasje e anëtarve të grupit.
b) Cenim i rëndë i integritetit fizik a mendor të anëtarëve të grupit.
c) Nënshtrim me vetëdije i grupit në kushte të tilla jetese, që çojnë në shkatërrimin e tij fizik të plotë a të pjesshëm.
ç) Masa që synojnë të pengojnë lindjet në gjirin e grupit.
d) Transferimi i detyruar i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër.
Neni III. Do të ndëshkohen veprat e mëposhtme:
a) Genocidi
b) Marrëveshja për të kryer genocid.
c) Nxitja e drejtpërdrejt publike për të kryer genocid.
ç) Tentativa për genocid.
d) Bashkëfajësia për genocid.
Neni IV. Personat që kanë kryer genocid apo cilëndo nga veprat e renditura në nenin III do të ndëshkohen, qofshin ata qeveritarë, funksionarë apo persona të veçantë.
Neni V. Palët kontraktuese në përputhje me kushtetutat e tyre përkatëse, angazhohen të marrin masa ligjore të domosdoshme për të siguruar zbatimin e dispozitave të kësaj Konvente dhe pikërisht për të hartuar sanksione penale efikase kundrejt personave fajtorë për gjenocid, apo për cilëndo nga veprat e tjera e tjera të renditura në nenin III.
Mbështetur në këtë konventë, me qëllim që të sigurohet mbrojtja juridike penale e njerëzimit nga krimi i genocidit, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë jep këtë përkufizim të genocidit:
Genocidi: zbatimi i një plani të paramenduar, që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar, i drejtuar kundër anëtarve të grupit dhe i shoqëruar me veprat që vijojnë, si: vrasje me dashje të anëtarëve të grupit; dëmtime të rënda fizike dhe psikike; vendosja në kushte jetese të rënda, që shkaktojnë shkatërrimin fizik; zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve si dhe transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup etnik tjetër, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”. (Neni 73)
Hoxhë Abedin Musallari







