Të martën u mësuan tetë skuadrat e para që kanë siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimi direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa sot do të bëhen të ditura edhe tetë të tjera.
Padyshim se vëmendja më e madhe do të jetë tek dy ndeshjet e grupit F, aty ku anë tri skuadra me gjasa për t’u kualifikuar në raundin tjetër.
Bëhet fjalë për grupin në të cilin PSG, Neëcastle dhe Milani do të luajnë për pozitën e dytë në grup, pasi e para tashmë i takon Borussia Dortmundit.
Milani do të luajë si mysafir ndaj Neëcastle dhe vetëm fitorja iu duhet rossonerëve, ndërsa që duhet të shpresojnë edhe Dortmundi ta mposhtë PSG-në.