Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Liderja e Mianmarit nuk pranon të flasë për Rohingyat

Liderja e Mianmarit nuk pranon të flasë për Rohingyat

Aung San Suu Kyi nuk pranoi të diskutojë për përdhunimin e grave dhe vajzave rohingija nga ushtria e Mianmarit kur ajo u takua me një zyrtare të lartë të OKB-së.

Gazeta “The Guardian” mundi të sigurojë një dokument të brendshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që përshkruan takimin e Su Ki me Pramila Patten, të dërguarën speciale për dhunën seksuale në konflikte, e cila vizitoi Mianmarin në dhjetor. Në dokument, Patten sqaron se Su Ki, zyrtarisht Këshilltarja e Shtetit, por “de facto” lidere e vendit, refuzoi që të zhvillonte diskutime substantive për raportet se ushtria, Roja Kufitare dhe milicitë budiste kanë ushtruar dhunë sistematike seksuale në krahinën Rakhine.

Në letrën që i dërgon Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Patten shkruan se takimi zgjati 45 minuta, por fatkeqësisht nuk pati asnjë diskutim të vlefshëm. Për më tepër, veç refuzimit të Su Ki për të diskutuar dhunën, Patten sqaron se zyrtarë të tjerë thanë se këto janë gënjeshtra, ndërsa besonin se ata që kanë ikur nga vendi kanë lidhje me terroristët.

Më shumë se 650 000 musliman Rohingya kanë braktisur Mianmarin këtë vit pas dhunës së ushtruar ndaj tyre nga ushtria, në atë që shumë organizata bamirëse, krerë vendesh, madje edhe OKB-ja e kanë cilësuar spastrim etnik.

Exit mobile version