Lideri suprem i Iranit premton vazhdimin e mbështetjes për rezistencën palestineze pas vdekjes së Sinwarit

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, riafirmoi sot angazhimin për të mbështetur rezistencën palestineze pas vrasjes së Yahya Sinwarit, kreut të byrosë politike të Hamasit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në X, Khamenei tha se “humbja e Yahya Sinwarit është e dhimbshme për Frontin e Rezistencës”.

Por, shtoi ai, “fronti nuk e ndali përparimin e tij pas martirizimit të figurave të shquara … Në mënyrë të ngjashme, ai nuk do të lëkundet as me martirizimin e Sinwarit”.

Ai tha se Hamasi “është gjallë dhe do të qëndrojë gjallë” dhe gjithashtu ngushëlloi familjen dhe shokët e Sinwarit, i cili u vra në një operacion ushtarak izraelit në Gazën jugore këtë javë.

“Si gjithmonë, ne do të qëndrojmë pranë muxhahidëve dhe luftëtarëve të sinqertë palestinezë”, tha Khamenei.