Figura opozitare ruse Alexey Navalny hyri në grevë urie, duke protestuar ndaj kushteve të burgimit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Navalny kërkoi një ekzaminim të plotë mjekësor, duke u ankuar për dhimbje në shpinë dhe këmbë që tha se janë shkaktuar gjatë transportimit të tij në burg.
Avokatët e tij pohojnë se një mjek i burgut i ka dhënë vetëm qetësues të dhimbjeve.
Ai gjithashtu është ankuar për vërejtje të shumta dhe kontrolle të rregullta gjatë natës në burg.
Në vitin 2014, Navalny u dënua për mashtrim dhe përvetësim, por dënimi i tij prej dy vjet e gjysmësh u pezullua dhe u zëvendësua me mbikëqyrje gjashtëvjeçare, duke i kërkuar për t’u paraqitur në polici dy herë në muaj.
Ai u arrestua në kryeqytetin rus pas kthimit të tij në janar nga Gjermania, ku kishte marrë trajtim pas helmimit të dyshuar nga agjentë rusë vitin e kaluar. /aa