Lideri i administratës së re në Siri uron Trumpin për marrjen e detyrës

A handout picture released by Syria's transitional government shows the country's new leader Ahmed al-Sharaa waiting for the arrival of Spain's foreign minister at the presidential palace in Damascus on January 16, 2025. Spain's top diplomat raised his country's flag at embassy in Damascus on January 16, more than a decade after Madrid suspended diplomatic activity and as Western countries resume ties following Assad's ouster. (Photo by Syria's Transitional Government / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO /Syria's Transitional Government " - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

Lideri i administratës së re në Siri, Ahmed al-Sharaa, ka uruar Donald Trump, i cili mori zyrtarisht detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Anadolu.

Në faqen Telegram të Komandës së Operacioneve Ushtarake që përmbysi regjimin Baath në Siri, u publikua një mesazh urimi nga lideri i administratës së re në Siri drejtuar presidentit amerikan Trump.

Al-Sharaa ka theksuar se është i sigurt që presidenti i SHBA-së do të sjellë paqe në Lindjen e Mesme.

“Kemi besim të plotë se me këtë administratë, SHBA-ja dhe Siria do të kenë mundësinë të krijojnë një partneritet që përmbush pritshmëritë e të dy vendeve”, është shprehur Al-Sharaa, duke shtuar se ata presin që marrëdhëniet mes dy vendeve të përmirësohen në bazë të dialogut dhe të mirëkuptimit.

“Ne shprehim urimet tona më të sinqerta për një mandat të presidencial të suksesshëm dhe për forcën dhe prosperitetin e qëndrueshëm të popullit amerikan”, ka shtuar Al-Sharaa.