Lideri i Hamasit Ismail Haniyeh ka njoftuar se lëvizja e ti e kundërshton plotësisht vendimin e SHBA-ve për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të pushtuesve Izraelit, dhe tha se vendimi i tillë është thirrje e drejtpërdrejtë për luftë.
Lideri i Hamasit ka bërë thirrje për një mbledhje të jashtëzakonshme sa më shpejtë që të jetë e mundur, ndërsa mbledhje kanë paralajmëruar edhe vendet arabe, të cilat në fakt nuk e njohin legjitimitetin e Hamasit si qeverisje në Gaza.
Ndërkohë në Jerusalem tashmë po vërehet situatë e tensionuar, me sasi të madhe të tankseve të vendosura nga ana e forcave okupatore izraelite. Nuk kanë kaluar shumë muaj qysh kur trazirat përfshinë Xhaminë Al Aksa, e cila ndodhet në zemër të Jerusalemit. Forcat izralite nuk kursyen dhunën e a armët për të ndaluar besimtarët musliman që të kryejnë namazin në Xhaminë e Shenjtë.
Jerusalemi ka një histori sa të vjetër, po aq të dhimbshme. Aty gërshetohen të tri besimet monoteiste, ndërsa prej kur Jeruslami ka rënë në duart e muslimanëve, këta të fundit kanë shprehur vullnetin të mbrojnë besimtarët e krishterë dhe ata cifut. /MESAZHI/