Schneeberger duke kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës ka thënë se ka ardhur koha që liberalizimi të ndodhë dhe kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët evropianë.
Zyrtarja e BE-së, ka njoftuar sot përmes një postimi në Twitter, se në këtë peticion janë mbledhur 7 mijë e 500 nënshkrime, shifër kjo për të cilën ajo dje kishte bërë thirrje të arrihet.
Schneeberger ka bërë thirrje që nënshkrimet në këtë peticion tash të arrijnë në 10 mijë të tilla.
“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën në samitin e ardhshëm të BE-së në qershor 2022. Ky trajtimi i pabarabartë duhet të marrë fund”, thuhet mes tjerash në peticionin e nisur nga zyrtarja e BE-së
Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por vendimet përfundimtare miratohen në Këshill nga shtetet anëtare të BE-së, disa prej të cilave janë duke e bllokuar këtë proces.
Peticionin mund ta nënshkruani