Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Libani në krizë energjie, pa furnizim për disa ditë

Libani në krizë energjie, pa furnizim për disa ditë

VIEW

Libani ka mbetur pa furnizim me energji elektrike pasi dy stacionet e mëdhenj të prodhimit janë mbyllur për shkak të mungesës së furnizimit me naftë.

Mungesa e energjisë do të vazhdojë për disa ditë thonë zyrtarët e qeverisë së këtij vendi.

I gjithë rrjeti i furnizimit me energji ka ndaluar së punuari ndërsa nuk pritet të rinisë funksionimin të paktën deri të hënën.

Zyrtarët e qeverisë thonë se kompania shtetërore e energjisë do të përpiqet që të përdorë rezervat e naftës së ushtrisë për të vënë në punë përkohësisht impiantet e prodhimit të energjisë.

Libani është paralizuar nga një krizë ekonomike, e cila është thelluar pasi furnizimet me karburant nga importi janë tharë. Monedha libaneze është zhvlerësuar me 90% që nga viti 2019. /euronews

Exit mobile version